RTSH Sport Live

Vllaznia në vend të parë, Djarmati: Nuk është rastësi

  • 08/11/2020
  • |
  • Futboll Vendi
Vllaznia në vend të parë, Djarmati: Nuk është rastësi

Vllaznia ka arritur të marrë pikë të plota në dy javët e para të Kategorisë Superiore, duke u vendosur në vendin e parë në klasifikim. Nuk kanë munguar dhe etiketimet e ndryshme nga opinioni sportive, duke e cilësuar si një surprizë. Por nuk është i këtij mendimi, Drejtori Sportiv i klubit shkodran, Matko Djarmati, që në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, ka deklaruar:

“Vllaznia në vend të parë nuk është një surprizë. Kam dëgjuar të flitet për një gjë të tillë, por nuk është kështu. Kemi një skuadër të mirë, kemi punuar shumë për të arritur deri këtu, kemi bërë merkato cilësore, nuk është rastësi. Kemi një skuadër të etur dhe që ka treguar qëndrueshmëri në lojë”.