RTSH Sport Live

Vllaznia me pikë të plota, mund Skënderbeun

  • 08/11/2020
  • |
  • Futboll Vendi
Vllaznia me pikë të plota, mund Skënderbeun

Një start fantastik i skuadrës së Vllaznisë, që në këtë javë të dytë të Kategorisë Superiore ka arritur të marrë një fitore 2-0 në fushën e Skënderbeut. Një sfidë e menaxhuar mjaft mirë nga skuadra kuqeblu, përballë një Skënderbeu kërkues, por pa qartësinë e duhur para portës kundërshtare.

Goli i parë për shkodranët është shënuar në minutën e 33-të nga Dilaver. Pas një sulmi nga e djathta e sulmit, Dilaver ka goditur menjëherë duke e dërguar topin në rrjetë. Nëntë minuta më vonë në skenë është shfaqur Da Silva, i cili pasi ka lëvizur në brendësi të zonës korçare, ka kaluar dhe portierin Dajsinani dhe ka shënuar me lehtësi duke e bërë gjithçka më të thjeshtë për Vlazninë në këtë sfidë.

Në pjesën e dytë rastet nuk kanë munguar, por konkretizimi i rasteve nuk ka qënë në nivelin e duhur. Vlen të përmendet rasti në fundin e ndeshjes me protagonist Kalaja, por gjuajtja e tij është pritur nga Dajsinani.

2-0 për Vllazninë, që tashmë ndodhet në vendin e parë në klasifikim në kuotën e 6 pikëve.

REZULTATET

KUKËSI-PARTIZANI 0-2

Kardozo 60’, Solomon 89’

TIRANA-TEUTA 0-1

L.Vila 32’

LAÇI-KASTRIOTI 1-1

Musta 48’ / Plaku 90’+2

APOLONIA-BYLIS 2-2

Haxhiu 7’ , Mihana 18’  / Ndreca 27’, 69’

SKËNDERBEU-VLLAZNIA

Dilaver 33’, Da Silva 42’

 

RENDITJA

  Skuadrat         Nd.      P.

1.Vllaznia          2          6

2.Kastrioti         2          4

3.Teuta             2          4

4.Partizani        2          3

5.Tirana            2          3

6.Bylis               2          2

7.Laçi                2          2

8.Apolonia        2          1

9.Skënderbeu   2          1

10.Kukësi          2          0