RTSH Sport Live

Vllaznia bën goditjen e parë, vjen një mbrojtës

  • 05/06/2021
  • |
  • Kategoria Superiore
Vllaznia bën goditjen e parë, vjen një mbrojtës
Kuqeblutë kanë zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit, Egzon Shima, i cili vjen nga Besa e Kavajës

Skuadra e Vllaznisë ka bërë goditjen e parë në merkato duke afruar një mbrojtës. Në fakt bëhet fjalë për një produkt të akademisë kuqeblu, por që në dy sezonet e fundit është aktivizuar me skuadrën e Besës. Është Egzon Shima, i cili gjatë ditës së sotme ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me nënkampionët e Shqipërisë.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Klubi i Futbollit Vllaznia ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me futbollistin 20 vjeçar Egzon Shimaj. Ai është produkt i Akademisë Vllaznia ku është shpallur kampion me U-19 duke luajtur në kompeticionin europian të Uefa Youth League. Shimaj rikthehet tek Vllaznia pas një eksperience 2-vjeçare me Besën e Kavajës. Ndërkohë mbrojtësi shkodran ka qënë edhe pjesë sistematike e kombëtareve të moshave U-17, U-19, U-20 . Me këtë rikthim Vllaznia synon të adresojë një vëmendje të shtuar për të rinjtë shkodranë për t’ i dhënë besimin e duhur në arritjen e sukseseve të mëtejshme