RTSH Sport Live

Trofeu i Euro 2020 mbërrin në Londër

  • 04/06/2021
  • |
  • Futboll Bota
Trofeu i Euro 2020 mbërrin në Londër
Kryetari i Bashkisë, Kan, shpreson që Anglia ta fitojë Europianin

Trofeu i UEFA Euro 2020 ka mbërritur në Londër pasi përfundoi një turne në 10 qytetet e tjera pritëse të turneut. Kryeqyteti i Anglisë do të presë gjysmëfinalet dhe finalen, e këto ndeshje do të "ndihmojnë në rifillimin e jetës normale në qytet, pas lehtësimit të kufizimeve të pandemisë Covid -19.

Sadiq Khan, Kryetari i Bashkisë së Londrës u shpreh tepër entuziast për zhvillimin e kësaj veprimtarie të rëndësishme jo vetëm për sportin, por edhe për rifillimin e jetës normale në qytetin që administron. “Mezi pres të fillojnë ndeshjet – tha ai. - Gjëja me të vërtetë thelbësore gjatë pesë javëve të ardhshme është të konfirmoj se Londra është kryeqyteti i padiskutueshëm sportiv i botës, por gjithashtu, Euro 2020 do të sjellë rimëkëmbjen tonë si një qytet”.

"Pas ndeshjeve të para kur, me shpresën që kufizimet hiqen, do të kemi më shumë njerëz që vijnë në zonën e tifozëve. Ne jemi duke punuar me UEFA-n për t'u siguruar që mund të kemi gjithnjë e më shumë tifozë që vijnë në Ëembley. Gjëja kryesore është që ne të ndjekim rregullat për të pasur një lojë të sigurt, por edhe për t'u siguruar që kemi një lojë të bukur".

Dëshira e kryetarit të Bashkisë së Londrës, është që Harry çKaneë të ngrejë trofeun. Ai beson se Anglia ka një ekip të mirë ndaj mund të shpresojë në realizimin e dëshirës.