RTSH Sport Live

Tottenham, Mourinho: WBA bëri një ndeshje shumë të mirë

  • 08/11/2020
  • |
  • Futboll Bota
Tottenham, Mourinho: WBA bëri një ndeshje shumë të mirë

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho ka komentuar suksesin e arritur në fushën e WBA. “Do të doja të filloja duke përgëzuar WBA-në për formën e treguar në këtë sfidë të sotme. Ata nuk na lejuan të shpreheshim ashtu si donim, duke u mbrojtur shumë mirë. Zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, nuk na lejuan hapësira dhe ne krijuam pak mundësi shënimi. Më pas, në fundin e ndeshjes, ata ranë dhe ne duhet të krijonim probleme të reja në mbrojtjen e tyre me hyrjen e Vinicius. Më vjen keq për ta, sepse dhanë gjithçka për një pikë”, ka deklaruar Mourinho.