RTSH Sport Live

Tirana zyrtarizon Seferin, edhe tre vite bardheblu

  • 28/05/2021
  • |
  • Kategoria Superiore
Tirana zyrtarizon Seferin, edhe tre vite bardheblu
Klubi bardheblu ka njoftuar blerjen e sulmuesit, që kishte mbërritur me hauazim para 6 muajsh nga Young Boys

Tirana ka nisur menjëherë përgatitjet për sezonin e ri, duke filluar nga sulmi. Është arritur marrëveshja për blerjen e sulmuesit, Taulant Seferi, i cili mbërriti në formë huazimi para 6 muajsh nga zviceranët e Young Boys. Tetovari është përfundimisht një lojtar i skuadrës së kryeqytetit edhe për tre sezonet e ardhshme. Sulmuesi ndodhet i grumbulluar me përfaqësuesen kuqezi, ndërsa 25 herë kampionët i kanë bërë “dhuratën” e vazhdimësisë në Kategorinë Superiore.

Njoftimi i Tiranës:

Taulant Seferi nënshkruan me Tiranën!

Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e parë të sezonit 2021/2022. Lojtari Taulant Seferi i huazuar në 6 mujorin e fundit të sezonit që lam pas nga skuadra zvicerane Young Boys tashmë do të jetë përfundimisht pjesë e jona edhe për 3 sezonet e ardhshme. Pas negociatave intensive me klubin YB, palët kanë arritur dakordësinë për të transferuar kartonin e lojtarit. 25-vjeçari do të mbajë veshur fanellën bardheblu duke përforcuar skuadrën në repartin e sulmit. I urojmë suksese në këtë rrugëtim.