RTSH Sport Live

Tirana konfirmon Orges Shehin, është zyrtare

  • 31/05/2021
  • |
  • Kategoria Superiore
Tirana konfirmon Orges Shehin, është zyrtare
Bardheblutë kanë njoftuar rinovimin me trajnerin Orges Shehi për sezonin e ardhshëm

Pritej prej kohësh, por tani është zyrtare: Orges Shehi do të vazhdojë të qëndrojë në pankinën bardheblu dhe për sezonin e ardhshëm. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga vetë klubi bardheblu, që nëpërmjet një deklarate ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes .

Shehi e mori drejtimin e skuadrës në muajin janar, duke sjellë mjaft përmirësime, në lojë dhe rezultat. Nuk munguan momentet kur Tirana ishte pretendente për Kupat e Europës, por edhe për titullin. Gjithsesi, në fund verdikti ishte i hidhur: asgjë nga ato që mendoheshin. Por kjo nuk i ka penguar aspak drejtuesit që të konfirmojnë trajnerin e tyre.

Njoftimi i klubit:

“Orges Shehi, trajner i Tiranës! Klubi i Futbollit Tirana njofton nënshkrimin e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Gjatë bisedimeve në ditët e fundit presidenca dhe trajneri Shehi arritën dakordësinë për zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre.

Pasi mori drejtimin e ekipit në Janarin e sezonit që lam pas, duke bërë një punë mjaft të mirë me skuadrën në pak kohë, tekniku tashmë do të vijojë të qëndrojë në krye të bankinës bardheblu”.