RTSH Sport Live

Tërbuni e Butrinti, “sulm” drejt së parës

  • 31/05/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Tërbuni e Butrinti, “sulm” drejt së parës
Pukjanët kanë mundur Sopotin, ndërsa  Butrinti ka mundur Labërinë, sfidohen Flamurtari e Oriku

Tërbuni e Butrinti janë fituesit e Play-off në Kategorinë e Dytë dhe tanimë kanë shansin e artë për t’u ngjitur në të Parën. Sipas skemës që ka ndërtuar Federata Shqiptare e Futbollit, Tërbuni do të përballet me Flamurtarin, i cili u rendit i shtati në grupin B të Kategorisë së Parë, ndërsa Butrinti me Orikun, skuadra e shtatë e grupit A të Kategorisë së Parë.

Tërbuni ka mundur në “Selman Stërmasi” gjatë pasdites të së hënës Sopotin, 2-1, ndërsa Butrinti, në “Roza Haxhiu” ka mundur mimimalisht 1-0 Labërinë. Ka vlejtur për sarandiotët e Milto Gurmës goli i Miranit në të 17’. Në kryeqytet ndeshja ka patur më tepër rivalitet.

Hithi në të 30’ ka kaluar në avantazh Tërbunin e pas pesë minutash për Sopotin ka barazuar Sejdini. Dhe fitorja e pukjanëve do të vulosej nga Keko në të 57’.

Kësisoj Oriku – Butrinti dhe Flamurtari – Tërbuni, ende nuk janë caktuar datat dhe vendi i zhvillimit të ndeshjes nga Federata Shqiptare e Futbollit, do të jenë ato që do të përcaktojnë dy skuadrat e fundit të Kategorisë së Parë për sezonin 2021-2022. Ndërkohë ende pa u caktuar ka mbetur dhe ndeshja Memaliaj – Osumi për skuadrën e fundit të Kategorisë së Dytë.