RTSH Sport Live

Superiorja në Shqipëri, për rekord “Guinness”

  • 23/05/2021
  • |
  • Kategoria Superiore
Superiorja në Shqipëri, për rekord “Guinness”
Mund të “kopjojë” Turqinë ku titulli u vendos falë 1 goli diferencë

Shqipëria dhe Turqia prej vitesh i kanë shtuar dozat e bashkëpunimit në shumë fusha të ndryshme dhe në shumë aspekte kanë shumë gjëra të përbashkëta, por ky kapitull që pas së mërkurës mund të pasurohet me një tjetër detaj, futbollin. Përpara një jave, Besiktas u bë kryefjalë e mediave botërore, jo për faktin që fiton një titull pasi është një nga klubet më të titulluar të Turqisë, por për detajin që e bëri të triumfonte në betejën e ashpër me Galatasaray.

Skuadra, e cila ka si simbol themeluesin e shtetit modern, Qemal Ataturkun, u shpall fituese vetëm falë një goli diferencë nga Gallata ndjekëse. Një finale dramatike që u mbyll me 84 pikë për të dyja klubet, por diferenca e golave të Besiktas +45 bëri diferecnën pasi skuadra verdhekuqe e mbylli sezonin  me +44 ndërsa ndeshjet direkte nuk favorizonin asnjë prek klubeve.

Situatë pothuajse identike në Kategorinë Superiore. Teuta kryesuese është momemtalisht në krye falë një goli më shumë se Vllaznia ndjekëse dhe sipas të gjitha gjasave edhe në Kategorinë Superiore, drejtësia do të vendoset pikërisht nga diferenca e golave.

Një fenomen aspak i zakontë në futbollin modern ku zakonisht në të tilla raste, fituesin nga humbësi e ndan ligji i përballjeve direkte. Më të veçantë, situatën shqiptare e bën edhe fakti që Teuta e Vllaznia janë ndeshur plot 4 herë mes tyre dhe në duelet e drejtëpërdrejta mbretëron paqja me rezultate identike dhe kjo e bën edhe më uinikale Superioren në këtë pikë.

Një precedent tjetër është edhe ai i sezonit 2011-2012 në Premier League ku City ia rrëmbeu titullin rivalëve te United falë 8 golave diferencë por me një ndryshim të madh, në Angli nuk llogariten në asnjë moment sfidat direkte. Gjithsesi, që Suoeriorja të regjistrohet në librin e rekordeve Guinness, duhet të presë edhe fundin e javës së 36 dhe gjithë sezonit të mërkurën pas orës 20:00.