RTSH Sport Live

Shkëlqim Muça: Tiranën nuk e shikoj shumë të disiplinuar taktikisht

  • 08/11/2020
  • |
  • Futboll Vendi
Shkëlqim Muça: Tiranën nuk e shikoj shumë të disiplinuar taktikisht

“Tiranën nuk e shikoj të disiplinuar nga ana taktike”. Ky është mendimi i Shkëlqim Muçës, i cili gjatë emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, nën drejtimin e Hygerta Sakos, ka analizuar lojën e bardhebluve, të cilët në këtë javë të dytë të Kategorisë Superiore, u mundën nga Teuta me rezultatin 1-0.

“Nuk është Tirana e sezonit të kaluar, ajo që ne duam të shikojmë. Mundë të them se i mungon agresiviteti. Nëse kjo Tiranë nuk tregohet agresive, atëherë çdo skuadër tjetër mund ti marrë pikë”.