RTSH Sport Live

Shkëlqim Muça: E kuptoj trajnerin Daja, por…

  • 21/05/2021
  • |
  • Kategoria Superiore
Shkëlqim Muça: E kuptoj trajnerin Daja, por…
Shkëlqim Muça, në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH

Partizani edhe njëherë ka dorëzuar vendin e parë, në momentin më delikat të kampionatit, Teuta rikthehet në komandë dhe prek titullin. Skënderbeu siguron mbijetesën një javë para mbylljes së sezonit. Bylis me një këmbë në Kategorinë e Parë, ndërsa Kastrioti në play out. Gjithçka në një analizë nga i përhershmi i “Rubrika Sportive” në RTSH, Shkëlqim Muça.

“Nuk mund të bëhen paralele me ndeshjen Kukësi-Skënderbeu, se ajo ishte skandat. Por Dajën e kuptoj shumë mirë se e kam përjetuar një ndeshje në Peqin. Kemi qenë 1-0 për ne, ndeshja është anuluar se ra shi dhe nuk na lanë. Është bërë pas 48 orëve, 0-0. Na hoqën edhe golin, do filloni 0-0. Prapë me arbitra na hoqën titullin, e fitoi Vllaznia”.

“Unë e kuptoj Dajën shumë mirë, ndaj është zhgënjyese për trajnerin kur e sheh që është padrejtësi. Të gjithë e kemi përjetuar si trajnerë. Të kesh djersën e një viti e ta marrin nëpër këmbë nuk është gjë e lehtë. Kuptojeni punën e trajnerit, se është tension çdo javë dhe kur ai nuk gjen drejtësi”

“Ishte një ndeshje e barabartë, jo shumë e mirë për Partizanin në krahasim me ndeshjet e kaluara. E mirë për Vllazninë, që u shfaq e organizuar. E kam thënë edhe më parë, Asani është një lojtar shumë i rëndësishëm për të kuqtë. Prisja një skuadër më sulmuese sot nga ana e Partizanit, u shfaq një skuadër shumë e ngarkuar”.

Fituesi nuk gjykohet - “Teutës i ngeci kampionati në dorë. E them këtë, sepse ndeshjen e titullit e kishte me Partizanin, por e humbi atë. Por falë Vllaznisë është aty ku është. Fituesi nuk gjykohet por këto janë faktet. Partizani e quajti të mbaruar kampionatin pas asaj ndeshja, me festë me tifozë, ndërsa kishte ndeshjen me Vllazninë, që është më superior në përballjet direkte”.

Surpriza Skënderbeu - “Askush nuk e kishte menduar më parë se Skënderbeu do të shpëtonte. Është diçka fantastike. Merita kryesore, sigurisht që është e trajnerit. Të gjithë kanë meritë aty, sepse kanë bërë punën e tyre, por trajneri ka peshën më të madhe”.