“E them me këmbë në tokë, Teuta është për titull”. Fitorja me Tiranën në kampionat ka shtuar oreksin te skuadra e Teutës. Kapiteni i kësaj skuadre, Renato Arapi, i ftuar në emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, ka theksuar se skuadra durrsake është në garë për titull në këtë sezon.
“Këtë e them me këmbë në tokë dhe me bindje, Teuta është pretendente për titull. Grupi është në harmoni të plotë. Barazimi në javën e parë me Skënderbeun në javën e kaluar nuk na demoralizoi, arritëm të mernim tri pikët me Tiranën. Mundëm skuadrën kampione? Mund të them se Tiranën e kemi mundur dhe në sezonine kaluar, ia kemi marrë dorën”.