RTSH Sport Live

Real, Zidane: Casemiro e Hazard? Janë mirë, duhet ta pranojmë këtë situate

  • 07/11/2020
  • |
  • Futboll Bota
Real, Zidane: Casemiro e Hazard? Janë mirë, duhet ta pranojmë këtë situate

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madrid, në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Valencias foli për “përjashtimin” nga skuadra të Casemiro dhe Hazard, të cilët kanë rezultuar pozitive me Coronavirus: “Ata nuk janë të kënaqur me atë që ndodhi por emocionalisht dhe fizikisht janë mirë. Brenda vështirësisë janë mirë. Do u dërgoj mesazhe dhe do të flas përsëri më vonë. Mund të ndodhin shumë gjëra, ne duhet të pranojmë atë që ka ndodhur.  Kështu është jeta, ne duhet t'i përshtatemi situatës, e cila mund të jetë edhe më keq, ka njerëz që janë më keq se ne. Është shqetësuese sepse stërvitja e sotme, pak para një ndeshje, ishte ndryshe”.