RTSH Sport Live

Partizani, klubi po studion merkaton

  • 05/06/2021
  • |
  • Kategoria Superiore
Partizani, klubi po studion merkaton
Pas Çinarit, në Turqi mund të transferohet edhe Mala. Asani nuk ka ende një përgjigje

Tashmë që ka siguruar firmën e Eraldo Cinarit, i cili do të aktivizohet për tre sezone me Samsunsporin, klubi turk projektin një tjetër goditje në kampin e kuq. Është Esat Mala që josh jo pak drejtuesit e skuadrës nga deti i zi dhe sipas informacioneve që vijnë nga Turqia, drejtues të Samsunspor janë në bisedime me lojtarin që mund të bashkohet me shkodranin pasi kontrata e tij me Partizanin përfundon në fund të muajit.

Fakti që kartoni i mesfushorit nuk kushton, e ka bërë edhe më agresiv klubin turk që këtë merkato verore synon të shpenzojë sa më pak. Ndërkohë, në klubin kryeqytetas, emrat që po lakohen janë të shumtë por cështje kryesore vazhdon të mbetet Jasi Asani. I kontaktuar nga RTSH Sport, sulmuesi 26-vjecar nuk ka preferuar të përgjigjet në lidhje me të ardhmen.

Pas kthimit nga huazimi te AIK Stokholm, Asani zhvilloi një sezon pozitiv por pavarësisht zërave për oferta të rëndsishme nga lindja e mesme në merkaton e dimrit, klubi preferoi të vazhdonte bashkëpunimin dhe aktualisht shpreson në një rinovim të mundshëm të kontratës me lojtarin.

Topi është në këmbët e sulmuesit që kërkon edhe disa ditë për të marrë një vendim përfundimtar pasi kontrata e ardhshme do të jetë ndoshta edhe më e rëndësishmja në karrierën e tij. Përsa i përket Partizanit, skuadra do të udhëtojë drejt Ohrit në mes të këtij muaji por gjatë javës së ardhshme trajneri Daja dhe klubi do të diskutojnë strategjinë e qartë që do të ndjekin në merkato pasi koha nuk premton.

Në muajin Korrik të kuqtë do të nisin rrugëtimin europian dhe aktualisht nën kontratë janë shë pak lojtarë, përfshirë edhe Ferhan Hasanin, i cili pësoi një demtim  në ndeshjen e fundit miqësore të Maqedonisë së Veriut kundër Sllovenisë.