RTSH Sport Live

Një “mbijetesë” që mund të dhurohet…

  • 23/05/2021
  • |
  • Kategoria Superiore
Një “mbijetesë” që mund të dhurohet…
Mes Kastriotit e Bylisit, kush bie dhe kush shkon në play out, vendoset në fund

Çështje dyshe. Me Skënderbeun të shpëtuar matematikisht, në javën e fundit diskutimi përfshin vetëm Kastriotin dhe Bylisin: të parët në zonën play out e të dytët në atë të rënies nga kategoria, që ndahen vetëm nga një pikë.  Kastrioti me shpirt ndër dhëmbë, arriti të marrë një pikë në shtëpi me Bylisin, në përpasjen direkte, duke e lënë situatën në duart e një dhurate që mund të vijë nga skuadrat e tjera, Kukësi e Partizani, me të cilat duhet të përballen në javën e 36-të të Superiores.

Nëse krutanët e dinë se do të luajnë përballë një skuadre pa objektiva si Kukësi, që pavarësisht deklaratave, doli i dorëzuar nga Korça përballë Skënderbeut, Bylisi mund të gjejë papritur një favor të lehtë nga dalja nga gara titull e Partizanit, edhe pse jo matematikisht.

Ballshiotët që e konsideronin një betejë për jetë a vdekje atë me të kuqtë, tani mund të gjejnë përballë një skuadër jo dhe aq të vendosur për rezultat. Në anën tjeër, Kastrioti mjafton të fitojë me Kukësin për të siguruar play out matematikisht. Por nëse krutanët humbasin dhe Bylisi barazom me të kuqtë, duke u barazuar me pikë, në play out shkojnë krutanët falë golit të shënuar në fushën kundërshtare në ndeshjet direkte.

Bylisi ka fituar në javën e tetë 2-1 në Ballsh, por janë mundur në fazën e dytë 1-0 në Kamëz nga Kastrioti, ndërsa në javën e 26-të dhe 35-të, skuadrat janë ndarë në barazim 1-1. Për të përforcuar statistikat në favor të të besuarve të Ndreut, edhe golavarazhi i përgjithshëm është në favor të krutanëve -19, kundër -21 të ballshiotëve.