RTSH Sport Live

Nis Kategoria e Parë! Erzeni - Dinamo në RTSH Sport HD

  • 04/11/2020
  • |
  • Futboll Vendi
Nis Kategoria e Parë! Erzeni - Dinamo në RTSH Sport HD
ORA 14.00 SFIDA ME INTERESANTE E GRUPIT A

Fillojnë sot Kampionatet e gjithë kategorive në futbollin shqiptar. Pas thuajse 2 muajve bojkot, sot rikthehet futbolli i luajtur në kategoritë më kryesore. Ndonëse Kategoria e parë duhet të niste në 19 shtator sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, ky aktivitet është shtyrë pa u dhënë asnjë njoftim apo arsye nga vetë FSHF. Gjithësesi, sa i përket Kategorisë së Parë sot, skuadrat zbresin në fushë për të dyja grupet ku spikat sfida mes Erzenit dhe Dinamos që do të luhet në stadiumin “Tofik Jashari”, duke filluar nga ora 14.00. Pikërisht kjo sfidë do të transmetohet edhe në RTSH Sport. Më poshtë përballjet e ditës së sotme të Kategorisë së Parë.