RTSH Sport Live

Nga Spanja: Gareth Bale mund të pensionohet pas Euro 2020

  • 05/06/2021
  • |
  • Futboll Bota
Nga Spanja: Gareth Bale mund të pensionohet pas Euro 2020
Çështjet e motivimit dhe dyshimet, uellsiani po mendon të largohet nga futbolli

Thashethemet që vijnë nga Anglia gjejnë konfirmim në faqet e Marca: Gareth Bale po mendon të tërhiqet pas Euro 2020. Mesfushori uellsian, pavarësisht rikthimit të Ancelotti-t në stolin e Realit (me të cilin kishte jetuar sezonet më të mira në Madrid), ndihet i “shkarkuar” mendërisht dhe do të kanë dyshime serioze për të ardhmen e tij në botën e futbollit, pavarësisht se është vetëm 32 vjeç, i mbush në korrik.

Vetë Ancelotti, në konferencën e prezantimit, nënvizoi se për Bale është, "një çështje motivimi, nëse ai është i përqendruar në lojë, mund të ketë një sezon të shkëlqyer". Ndërsa uellsiani, në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Shqipërisë (prova e fundit para Kampionatit Europian) driblonte: "Unë e njoh Carlon dhe e kam kaluar mirë me të në të kaluarën, por nuk jam duke menduar për të ardhmen time tani, kur të përfundojë Euro 2020, ne do të flasim për të dhe do të shohim".

Bale ka ende një vit kontratë me Realin. Në rast pensionimi të lojtarit, sigurisht që nuk do të përbënte problem për madrilenët, duke pasur parasysh pagën e uellsianit, 22 milion euro bruto në sezon.