RTSH Sport Live

Neymar udhëheq Brazilin, mund Ekuadorin

  • 05/06/2021
  • |
  • Futboll Bota
Neymar udhëheq Brazilin, mund Ekuadorin
Seleçao, i tërhequr nga kampioni i PSG (një gol dhe një asistim) konsolidon vendin e parë në renditje

Brazili është një përbindësh. Ekipi I drejtuar nga trajneri Tite, në ndeshjen e tij të parë në 2021, mundi Ekuadorin 2-0 në Porto Alegre: dhe është e vetmja skuadër përfaqësuese, që fiton pesë nga pesë ndeshje në kualifikueset për Kupën e Botës, Katar 2022. Seleçao me 15 pikë, katër më shumë se Argjentina, e dyta në renditje, kështu konsolidon kryesimin e saj në grup. Njeriu i ndeshjes Neymar: një gol dhe një asist për yllin e PSG.

Pas një pjese të parë pa gola, sfida është zhbllokuar në minutën e 65-të, me Ricarlison që ka shfrytëzuar një top të dhënë nga Neymar për të sigluar 1-0. Në fundin e sfidës, edhe njëherë Neymar protagonist, I cili ka shënuar nga pika e bardhë, për rezultatin përfundimtarë 2-0.

Por nëse gjithçka shkon normalisht në fushë, atmosfera jashtë është gjithçka përveç se e qetë. Tite dhe lojtarët, sipas disa thashethemeve, nuk do të ishin të lumtur të luanin në Copa America në Brazil, veçanërisht ata që luajnë në klube europiane. Vendi është i dyti më i prekur nga Covid në botë, me më shumë se 470,000 vdekje me kërcënimin e një vale të tretë.

Por trajneri deklaroi se vetëm pas ndeshjes së martë kundër Paraguay lojtarët dhe stafi do të jenë në gjendje të bëjnë opinionin e tyre publik. "Të gjithë e dinë pozicionin tonë, e gjitha është shumë e qartë," tha kapiteni Casemiro për TV Globo, dukshëm i shqetësuar nga situata pas ndeshjes. "Ne nuk mund të flasim për këtë sot, por duam të japim mendimin tonë sepse shumë gjëra kanë ndodhur," shtoi ai.