RTSH Sport Live

Ndiqni tani emisionin Rubrika Sportive

  • 08/11/2020
  • |
  • Futboll Vendi
Ndiqni tani emisionin Rubrika Sportive
Të ftuarit e mbrëmjes në Rubrika Sportive

Java e dytë e Kategorisë Superiore do të jetë në fokusin e diskutimit dhe analizës së emisionit Rubrika Sportive mbrëmjen e të dielës, në orën 22.30. Fitorja e radhës e Vllaznisë dhe kryesimi i saj me pikë të plota është një prej temave më kryesore dhe i ftuar do të jetë Drejtori Sportiv i klubit shkodran, Matko Djarmati. Kroati do të shpjegojë jo vetëm merkaton e studiuar, por edhe pritshmëritë e tifozerisë në Shkodër. Vllaznia është i vetmi ekip me pikë të plota në Superiore, pas dy javëve të para, madje pa pësuar asnjë gol. Teuta gjen fitoren e parë në Kampionat dhe e arrin ndaj Tiranës, të cilën e ka mundur 4 herë këto muajt e fundit.

Durrsakët shpresojnë shumë këtë sezon dhe kapiteni i Teutës, Renato Arapi do të thotë fjalën e tij në studion e Rubrikës Sportive. Nën drejtimin e Hygerta Sakos në mbrëmjen e sotme do të jenë edhe Shkëlqim Muça me analizën e tij sportive, Saimir Demi me të rejat më të fundit jo vetëm nga Kategoria Superiore, por edhe nga Kombëtarja dhe Kategoria e Parë, ndërkohë që nuk mungon as Fation Shehu për analizën e tij sportive.

Në Rubrikën Sportive nuk do të mungojnë rastet e diskutueshme të ditës, ku Partizanit e Bylisit i mungojnë dy 11-metërsha, ndërkohë që ballshiotët ndonëse kanë shënuar golin e fitores në Fier ndaj Apolonisë, arbitri anësor e ka anulluar. Temë e diskutimeve do të jetë edhe futbolli i femrave ku në lidhje direkte është futbollistja e Vllaznisë, Arbiona Bajraktari, apo edhe lista e Kombëtares. Reja ka shpallur emrat që do të luajnë për Shqipërinë në ndeshjet e radhës. Gjithçka po  diskutohet sot në mbrëmje në një analizë profesionale në Rubrikën Sportive.  

Mdiqeni live ketu me poshte: