RTSH Sport Live

NBA: Phoenix mund Leakers të LeBron, Durant tërheq Brooklyn

  • 31/05/2021
  • |
  • Basketboll
NBA: Phoenix mund Leakers të LeBron, Durant tërheq Brooklyn
Suns shkojnë 2-2 kundër kampionëve në fuqi, që mund të humbasin Davis. Nets, 3-1 me Boston Celtics, fitojnë edhe Clippers

Dallas Mavericks dhe Los Angeles Lakers janë mposhtur përkatësisht nga Clippers dhe Phoenix Suns të cilët shkojnë në 2-2 në dy seritë, të vlefshme për raundin e parë të play-off-eve të Konferencës së Perëndimit në NBA.

Clippers mundën në ndeshjen e katërt teksanët me rezultatin 106-81, me 29 pikë nga Kawhi Leonard, ndërsa Suns mundi kalifornianët, kampionë në fuqi, 100-92 pavarësisht 25 pikëve të LeBron James.

Lakers, gjithashtu rrezikojnë të mbeten pa Anthony Davis në ndeshjet e ardhshme, i dëmtuar në anën e majtë. Në raundin e parë të Konferencës së Lindjes, sidoqoftë, Brooklyn Nets kryesojnë 3-1 në seri me Boston Celtics, duke fituar ndeshjen e katërt për 141-126. Kevin Durant protagonist i madh me 42 pikë, 2 më shumë se Jayson Tatum.