18 nëntori është dita kur do të kryhet drafti për lojtarët e rinj në NBA, ndërsa dy ditë më vonë pritet të startojë dhe merkato e lojtarëve të lirë. Kjo do të thotë se puna për sezonin e ri ka filluar të hedhë piketat e para.
Të gjithë janë të bindur se sezoni i ri do të nisë më 22 dhjetor, kjo do të thotë se skuadrat do të nisin përgatitjet që më 1 dhjetor.