RTSH Sport Live

NBA, Gary Payton është i bindur: Jam gati për të drejtuar

  • 20/10/2020
  • |
  • Basketboll
NBA, Gary Payton është i bindur: Jam gati për të drejtuar

“Kam patur disa mundësi edhe më parë, - thotë ai - por tani ndjej se ka ardhur koha”. Kështu Gary Payton ka hedhur kandidaturën për të marrë drejtimin e një skuadre në NBA.  Një mesazh për ekipet që nuk kanë ende një menaxher (Indiana, Houston, OKC, New Orleans), pavarësisht se askush nuk beson te një trajner pa përvojë. “Mi jepni mua, mund ti ndihmoj ata të rriten, të bëhen lojtarë të vërtetë në NBA”, ka deklaruar “The Glove”, një epitet që e fitoi falë aftësisë në fazën mbrojtëse, në karrierën e tij 17-vjeçare. Tani dëshiron të vërë përvojën e tij në shërbim të talenteve të rinj. “Në të kaluarën ka pasur disa mundësi për të stërvitur, por nuk ishte koha e duhur për ta bërë atë. Tani, ai moment ka mbërritur”

Një titull NBA i fituar në 2006 me fanellën e Miami Heat, një e kaluar si komentator për TNT dhe NBA TV, Payton mendon se është i gatshëm të bashkohet me stafin e trajnerëve të një prej 30 ekipeve të ligës. Objektivi? Të ndihmoj të rinjtë, lojtarët që shkelin për herë të parë në Ligë, për tu krijuar kushtet ideale për të treguar gjithë potencialin e tyre. “A e dini se çfarë u mungon këtyre djemëve?, - ka deklaruar për Yahoo Sports, - u mungon një person që mund tu japë këshillat e duhura. Një person që mund të jetë mentor, një udhëzues për tu treguar atyre se sa punë, vendosmëri dhe përqendrim duhet për të qenë pjesë e një ekipi të suksesshëm”.