RTSH Sport Live

Muça analizon Kombëtaren: Futbolli nuk është vetëm mbrojtje

  • 05/06/2021
  • |
  • Kombëtarja
Muça analizon Kombëtaren: Futbolli nuk është vetëm mbrojtje
Shkëlqim Muça ka analizuar paraqitjen e kuqezinjve në miqësoren me Uellsin, e cila u mbyll 0-0

Shkëlqim Muça, një emër i njohur i futbollit shqiptar, tashmë në rolin e specialistit, ka analizuar paraqitjen e Kombëtares në ndeshjen miqësore me Uellsin që u mbyll në barazim 0-0. I pranishëm në studion e emisionit “Ëndërr Kuq e Zi” në RTSH, Muça ishte kritik përsa I përket lojës së skuadrës në fazën sulmuese, ndonëse në fazën mbrojtëse sipas tij ka një stabilitet.

“Ishte një ndeshje e mirë, sidomos në aspektin mbrojtës, jemi mirë. Por futbolli nuk është vetëm të mbrohemi, por dhe duhet të sulmojmë, të kapim kundërshtarin në befasi. Rasti I krijuar nga Manaj, nuk ishte një kombinacion, ishte një aftësi individuale”.

“Duhet të futemi në fushë me një mentalitet tjetër, atë të fituesit. Nuk duhet të kënaqemi me kaq, duhet të shikojmë përpara. Në aspektin sulmues ishim inekzistent. Krahët duhet të dalin, kemi mangësi në nivelin sulmues. Lenjani doli shumë pak”.

“Çdo trajner ka disa ide në kokë, ka një plan B, por Reja shikojmë se ka vetëm një linjë. Nuk ndryshon, as skuadrën dhe as skemëin”.