RTSH Sport Live

MotoGP, pritja ka mbaruar: Rossi negativ, do të garojë në Valencia

  • 06/11/2020
  • |
  • MotoSport
MotoGP, pritja ka mbaruar: Rossi negativ, do të garojë në Valencia

Valentino Rossi do të garojë në Valencia. Ky është lajmi që të gjithë po prisnin, së pari doktori dhe i gjithë stafi i Yamaha, njoftimi zyrtar mbërriti në fund të FP2 të GP të Europës. Duke iu nënshtruar tamponit të dytë këtë mëngjes, piloti nga Pesaro mori rezultatin negativ që do ta lejojë atë të kthehet në M1 e tij një muaj pas herës së fundit.

Rezultoi pozitiv me Covid-19 më 15 tetor, por dje në tamponin e fundit rezultoi negative. Kështu Rossi vendosi të udhëtojë drejt Valencias, me një fluturim privat, me shpresën për një tampon të dytë negative dhe mundësinë për të garuar.

Këtë mëngjes, në orën 7:45, Doktori iu nënshtrua një tamponi vendimtar, i cili, siç komunikohet nga stafi i Yamaha, ishte negativ, duke deklaruar pilotin të shëruar. Sapo dëgjoi lajmin e negativitetit, Rossi menjëherë u bashkua me ekipin e tij për t'u përgatitur për seancën e tretë të provave të lira nesër në mëngjes,