RTSH Sport Live

Moto GP, Valentino Rossi: Rikthimi, një ndjenjë e bukur

  • 07/11/2020
  • |
  • MotoSport
Moto GP, Valentino Rossi: Rikthimi, një ndjenjë e bukur

Doktori kthehet në Valencia pas një pushimi prej 20 ditësh për shkak të Coronavirus

“Është një ndjenjë e shkëlqyer të kthehesh në skuadër, të punosh me grupin dhe të ngasësh motorin pas Covid. Sot ishte një ditë shumë e bukur”. Pas 20 ditësh në izolim, për shkak të Coronavirus, Valentino Rossi është rikthyer në pistë për Çmimin e Madh të Europës, por nuk arriti të kualifikohet në Q2, i cili përcakton dhe pilotët që do të nisen nga vendet e para. Rossi do të startojë nga vendi i 17-të.

Kisha frikë – “Për fat të keq askush nuk e di përse Covid zgjat më shumë o më pak për dikë. Të gjithë miqtë e  mi ishin negative, ndërsa unë jo. Unë gjithashtu kasha shumë frikë, sepse njoh njerëz që kanë qëndruar pozitiv dhe për 50 ditë. Thoja me vete, ‘nuk do ia dal dot të garoj’. Do kishte qenë një shaka e hidhur, sepse unë isha mirë për dy javë”.

Përsa i përket garës së nesërme, Pol Espargaro do të niset i pari, i ndjekur nga Alex Rins dhe Takaaki Nakagami.

Top 10:

  1. Pol Espargaro (Red Bull KTM Factory Racing) – 1:40.434
  2. Alex Rins (Team Suzuki Ecstar) + 0.041
  3. Takaaki Nakagami (LCR Honda Idemitsu) + 0.096
  4. Johann Zarco (Esponsorama Racing) + 0.143
  5. Joan Mir (Team Suzuki Ecstar) + 0.270
  6. Aleix Espargaro (Aprilia Racing Team Gresini) + 0.459
  7. Jack Miller (Pramac Racing) + 0.459
  8. Miguel Oliveira (Red Bull KTM Tech3) + 0.894
  9. Franco Morbidelli (Petronas Yamaha SRT) + 1.123
  10. Brad Binder (Red Bull KTM Factory Racing) + 1.347