RTSH Sport Live

Moto GP, triumfon Joan Mir, prek titullin

  • 08/11/2020
  • |
  • MotoSport
Moto GP, triumfon Joan Mir, prek titullin

Në Çmimin e Madh të Europës, Joan Mir ka arritur të marrë fitoren e parë në këtë sezon, duke u konfirmuar në vendin e parë në renditjen e pilotëve në Moto GP, që do të thotë se titulli është shumë pranë. Dopietë e Suzukit, me Alex Rins që është renditur në vendin e dytë. Në Podiumë është ngjitur edhe Pol Espargarò, i cili zuri vendin e tretë.

I pafat Valentino Rossi, i cili u rikthye në garë pas një periudhe 20 ditore izolim për shkak të Covid, por pa arritur të lërë gjurmë. Një problem në Yamaha e detyroi të ndalet. Pozicioni i tetë për Andrea Dovizioso (Ducati), ndërsa Takaaki Nakagami (Honda) ndalet një hap larg podiumit.

Top 10:

  1. Joan Mir (Team Suzuki Ecstar)
  2. Alex Rins (Team Suzuki Ecstar) + 0.651
  3. Pol Espargaro (Red Bull KTM Factory Racing) + 1.203
  4. Takaaki Nakagami (LCR Honda Idemitsu) + 2.194
  5. Miguel Oliveira (Red Bull KTM Tech 3) + 8.046
  6. Jack Miller (Pramac Racing) + 8.755
  7. Brad Binder (Red Bull KTM Factory Racing) + 10.137
  8. Andrea Dovizioso (Ducati Team) + 10.801
  9. Johann Zarco (Esponsorama Racing) + 11.550
  10. Danilo Petrucci (Ducati Team) + 16.803