RTSH Sport Live

Mirel Josa nuk është më trajner i Kukësit

  • 03/06/2021
  • |
  • Kategoria Superiore
Mirel Josa nuk është më trajner i Kukësit
Klubi verilindor ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin kryeqytetas

Mirel Josa nuk do të jetë trajner i Kukësit edhe për sezonin e ardhshëm, ashtu siç ishte parashikuar në kontratë. Palët në një bisedë të zhvilluar me styre, kanë arritur në përfundimin për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Kukësi e nisi sezonin e kaluar nën drejtimin e Skënder Gegës, e më pas të Rrahman Hallaçit, për ti besuar gjithçka në pjesën e fundit trajnerit Josa. Megjithë përpjekjet e bëra, skuadra nuk arriti të tregojë atë për të cilën ishte ndërtuar. Mbeti jashtë çdo llojë objektivi dhe tani po mendohet për një erë të re.

Është vetë klubi verilindor që ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Josa dhe tani mbetet për të parë se cili do të jetë emri i ri që do të marrë drejtimin e skuadrës për sezonin e ri.

Njoftimi i klubit:

Futboll Klub Kukesi njofton se Mirel Josa nuk eshte me trajner i skuadres sone. Pas perfundimit te sezonit, trajneri Josa ka pasur nje bisede me drejtuesit e klubit dhe me pas eshte vendosur qe te nderpritet bashkepunimi. Kukesi e falenderon trajnerin Josa per kontributin e dhene dhe i uron suksese ne karrieren e tij.