RTSH Sport Live

Milan-Verona 2-2, Ibra: Jam i zemëruar

  • 09/11/2020
  • |
  • Futboll Bota
Milan-Verona 2-2, Ibra: Jam i zemëruar

Milani ka vuajtur përballë Veronës, në fund është mjaftuar me një barazim 2-2. Në këtë sfidë Zllatan Ibrahimoviç shënoi golin e barazimit në fundin e takimit, por humbi dhe një 11-metërsh në minutën e 65-të. Verona e pa veten në avantazhin e dy golave, Barak 6’ dhe autogoli i Calabria 19’ surprizuan në San Siro. Por në minutën e 27-të, Magnani shënoi në portën e tij duke hapur lojën, Më pas është Ibrahimoviç, hero në të mirë e në të keqe. Sulmuesi suedez ka deklaruar: “Jam shumë i zemëruar, për barazimin dhe penalltinë e humbur. Herës tjetër do të lejoj Kessie të gjuajë. E rëndësishme ishte që të mos humbisnim, sigurisht që ne duam ti fitojmë të gjitha ndeshjet”.