Që Danilo Gallinari nuk do të vazhdonte aventurën e tij me Oklahoma City ishte e qartë prej disa kohësh. Por tani është i interesuar në mënyrë direkte, duke pyetur ndjekësit në rrjetet sociale se cila do të jetë e ardhmja e tij. Në një postim, Gallo ka publikuar një foto me katër imazhe, me katër fanella të skuadrave të ndryshme të veshura gjatë karrierës: Neë York, Denver, L.A. Clippers e OKC. Teksti më pas është shumë domethënës: Ku tjetër? Cila do të jetë ndalesa tjetër? Një pyetje që mori një përgjigje nga një ish-shokë skuadre te Denver, si Jusuf Nurkic, tani me Portland Trail Blazers. Shtatëlarti boshnjak i është përgjigjur: Vëlla. Me një fytyrë të qeshur, si për ti propozuar që të bashkohej me të në Oregon.
Lajmet e fundit

NBA, nis puna për sezonin e ri
28/10/2020