RTSH Sport Live

Manchester United fiton, Solskjaer ankohet për kalendarin: Duket si një shaka

  • 07/11/2020
  • |
  • Futboll Bota
Manchester United fiton, Solskjaer ankohet për kalendarin: Duket si një shaka

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka komentuar fitoren 3-1 në fushën e Everton, e cila i lejon atij të marrë frymë dhe të mbajë pozicionin e tij në stolin e Djajve të Kuq: “Ne rrezikuam të dështonim, dhe unë gjithashtu dua të flas dhe për orarin e ndeshjes. E pabesueshme që na vendosën të luanim shtunën në drekë kur luajtëm të mërkurën në Turqi”.

“Dua të falënderoj djemtë për karakterin që kanë treguar, ata e meritonin të mos dështonin sot. Kush është përgjegjës për gjithë këtë? Dua të them, Manchester City dhe Liverpool kanë luajtur në Champions League të martën dhe në kampionat do të zbresin në fushë të dielën”.

“Në një periudhë pandemie si kjo është një shqetësim shtesë fizik dhe mendor, nuk ka kohë për t'u rikuperuar. Ne nuk do të kishim ndonjë problem për të dielën, ka edhe një pushim për ekipet kombëtare më pas, por kjo duket si një shaka”.

“Sidoqoftë, sot ishim thjesht fantastik, kishte që nga e enjtja në mëngjes që folëm për rëndësinë që do të kishte kjo ndeshje”.