RTSH Sport Live

Liverpool ndalet nga City, vendi i parë në dorë të Leicester

  • 08/11/2020
  • |
  • Futboll Bota
Liverpool ndalet nga City, vendi i parë në dorë të Leicester

Pep Guardiola dhe Jurgen Klopp janë kënaqur me nga një pikë në sfidën e madhe të së dielës në Premier League. Është mbyllur në një barazim 1-1, në fakt, sfida mes Manchester City dhe Liverpool ku gjithçka është vendosur në 45 minutat e para.

Reds kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Salah, pikërisht në minutën e 13-të, por nuk ka vonuar dhe reagimi i të besuarve të Pep Guardiola, që kanë realizuar golin e barazimit me anë të Gabriel Jesus në minutën e 31-të. Megjithatë, Citizens kishin mundësinë më të mirë për të përmbysur në minutën e 42-të, por De Bruyne u tregua i pasaktë nga pika e 11-metërshit, duke goditur jashtë. Me këtë barazim, Liverpool ndodhet në kuotën e 17 pikëve, ndërsa City në kuotën e 12 pikëve.

Kështu, barazimi i Liverpool i ka dhënë mundësinë Leicester që të mbajë vendin e parë në kuotën e 18 pikëve, pas fitores 1-0 që arriti në shtëpi përballë Wolves.