RTSH Sport Live

Lewis Hamilton: Një fitore që më ngroh zemrën

  • 01/11/2020
  • |
  • MotoSport
Lewis Hamilton: Një fitore që më ngroh zemrën

“Ishte një garë rraskapitëse. Unë fillova keq, por fitorja më ngroh zemrën sepse e di sa shumë punojnë djemtë që punojnë në fabrikë dhe ne kurrë nuk i falenderojmë aq sa duhet”.  Lewis Hamilton koleksionon edhe një fitore në fund të Grand Prix, Emilia Romagna të Formula 1 dhe, pavarësisht ndihmës së fatit të mirë, është një kryevepër e vogël e gjashtë herë kampionit të botës, në gjendje të vendosë flamurin e tij edhe në Imola.

Me këtë fitore, Mercedes ka fituar titullin për konstruktorë, për të shtatin vit radhazi. “Është fantastike të shoh frymën e kësaj skuadre dhe unë jam mirënjohës që jam pjesë e saj duke pushtuar një rekord që asnjë skuadër nuk ka qenë në gjendje të vendosë. Nuk është e lehtë të sjellësh shfaqje të shkëlqyera në pistë një fundjavë pas tjetrës, kurrë nuk mund ta imagjinoja të arrija këtë record”.