RTSH Sport Live

La Liga: Sociedad, në vend të parë. Villarreal, me hap pretendenti

  • 08/11/2020
  • |
  • Futboll Bota
La Liga: Sociedad, në vend të parë. Villarreal, me hap pretendenti

Real Sociedad ka marrë një tjetër fitore në La Liga, kësaj radhe në shtëpi përballë Granada. Në San Sebastian, të besuarit e trajnerit Alguacil kanë fituar 2-0, duke u ngjitur në kuotën e 20 pikëve, falë dy golave të shënuar në pesë minuta gjatë pjesës së parë: Monreal (22') e Oyarzabal(27') me 11-metërsh.

Një sukses dhe për Villarreal në këtë javë të La Liga, që është ngjitur në kuotën e 18 pikëve falë fitores 3-1 në shtëpinë e Getafe. Golat u shënuan nga Paco Alcacer, Trigueros e Moreno. Për vendasit shënoi Arrambari.

Levante nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në sfidën përballë Alaves. Miqtë kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Perez 4’, ndërkohë që në minutën e 34-ët kanë humbur shërbimin e Mendez, i ndëshkuar me dy kartona të verdhë. Në pjesën e dytë vendasit kanë barazuar me Morales 51’.

Valladolit është treguar në lartësinë e duhur përballë Bilbao duke marrë një fitore 2-1. Një gol për çdo pjesë loje: Orellana 19’ me 11-metërsh dhe Marcos Andre 48’. Bilbao shënoi golin e vetëm me Williams 86’.