RTSH Sport Live

Kujdes Inter, Shakhtar ka “mister Europa League”

  • 12/08/2020
  • |
  • UEFA Europa League
Kujdes Inter, Shakhtar ka “mister Europa League”

Do të jetë Shakhtar Donetsk kundërshtari i ardhshëm i Inter-it në Europa League. Ukrainasit kanë marrë një fitore të lehtë kundër Basel-it dhe kanë siguruar gjysmëfinalen kundër Inter-it.

Shakhtar është një skuadër e fortë dhe shumë e njour në Europa League, e udhëhequr nga Taison. Braziliani e adhuron këtë kompeticion dhe këtë e tregon marrëdhënia e tij shumë e mirë me golin në këtë kompeticion.

Sulmuesi brazilian i Shakhtar Donetsk e ka konfirmuar formën e tij të mirë në Europë duke shënuar golin e 13-të të karrierës së tij në Europa League.

Po jo vetëm. Futbollisti ka vendosur edhe një rekord tjetër të pabesueshëm. Ai është bërë i vetmi lojtar që ka shënuar në 7 edicione të ndryshme të Europa League. Asnjë tjetër para tij nuk ia kishte dalë.

Kanë arritur në gjashtë gola vetëm tre lojtarë. Lacazette, tani tek Arsenal, Jeremein Lens, tani te Besiktas, dhe Ari (Ariclenes da Silva Ferreira), i Krasnodar-it.

Domethënë, një rekord i bukur që Inter-i shpreson ta ndalë në ndeshjen e ardhshme. Zikaltrit e Conte-s do të duhet të bëjnë shumë kujdes ndaj Taison-it “Mbreti i Europës”.