RTSH Sport Live

Kastrioti siguron qëndrimin në Superiore, mund Tomorin

  • 30/05/2021
  • |
  • Kategoria Superiore
Kastrioti siguron qëndrimin në Superiore, mund Tomorin
Krutanët kanë arritur të marrin një fitore 2-1 përballë Tomorit në play-out, duke siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore

Kastrioti i ka dhënë fund makthit, duke siguruar qëndrimin në Kategorinë Superiore. Në ndeshjen play out, atë kundët Tomorit të Beratit, skuadra krutane ka arritur të marrë një fitore 2-1, që i jep të drejtën të qëndrojë mes më të mirëve dhe në sezonin e ardhshëm.

Një ndeshje e luftuar në stadiumin e Kamzës, me krutanët si skuadër pritëse. Të besuarit e trajnerit Ndreu kishin inisiativën përballë beratasve, të kujdesshëm në mbrojtje dhe me kundërsulme të rrezikshme.

Canka kishte mundësinë më të mirë për Tomorin në pjesën e parë, por traversa i mohoi golin. E menjëhershme përgjigja e krutanëve, që arritën të zhbllokojnë rezultatin me anë të Mehmetit në fundin e 45 minutave, 1-0.

Formacioni krutan, në minutën e 63-të të takimit arriti të dyfishojë me Rezin duke e bërë akoma më të besueshëm qëndrimin në Superiore. Një gol në fundin e takimit për Tomorin, me firmën e Qatos, por që shërben sa për statistikë, pasi fati i ndeshjes nuk ndryshon. Kastrioti qëndron në Superiore, ndërsa Tomori duhet të luftojë edhe njëherë në Kategorinë e Parë.