RTSH Sport Live

Hamilton, vjen suksesi i nëntë, Mercedes shpallet kampion

  • 01/11/2020
  • |
  • MotoSport
Hamilton, vjen suksesi i nëntë, Mercedes shpallet kampion

Suksesi i nëntë sezonal për Lewis Hamilton në Imola, dopieta e pestë për Mercedes, fale vendit të dytë që zuri Valtteri Bottas, në një garë që u ndikua dhe nga ndërhyrja e Safety Car, pas incidentit të Max Verstappen, i cili u detyrua të largohet nga gara. Mercedes është shpallur kampion, I shtati radhazi

Në vendin e tretë është ngjitur Daniel Ricciardo me Renault, një surprizë në garën e sotme. Australiani u nis nga vendi i pestë. Surprizë ishte dhe vendi i katërt që shkoi për pilotin rus, Daniil Kvyat me Alpha Tauri, që parakaloi në xhirot e fundit Ferrarin e  Charles Leclerc.