RTSH Sport Live

FUTBOLL PLAY OFF/Shënkolli siguron Kategorinë e Dytë

  • 28/05/2021
  • |
  • Futboll Vendi
FUTBOLL PLAY OFF/Shënkolli siguron Kategorinë e Dytë
Mund Memaliajn 5-2, Lleshi e mbyll me tripletë suksesin e veriorëve

Shënkolli ka siguruar qëndrimin në Kategorinë e Dytë, ndërsa pasditen e së premtes, në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës, ka mundur 5-2 Memaliajn. Tanimë Memaliaj për të qenë në Kategorinë e Dytë do të duhet të luajë një ndeshje shtesë me Osumin, i cili është renditur në vendin e tretë në Kategorinë e Tretë.

Memaliaj ka kaluar shpejt në avantazh me anë të Zogut në të 2’. Por Shënkolli barazon me Lleshin në të 35’. Tetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Djala e kalon Shënkollin në avantazh e tanimë nuk ka më kthim pas.

Madje në të 57’ Lleshi realizon golin e dytë personal dhe të tretin për Shënkolli. Ka dhe momente tensioni, ndërsa zyrtari i Memaliajt, Xhavit Kacorri, është ndëshkuar me karton të kuq. Shënkolli nuk e ul ritmin dhe në të 70’ shënon Vukaj golin e katërt. Jaupi firmos golin e nderit në të 82’, kurse Lleshi mbyll me tripletë fitoren e Shënkollit dhe siguron qëndrimin në Kategorinë e Dytë.