RTSH Sport Live

F1, zyrtare: Çmimi i Madh i Arabisë Saudite, në vitin 2021

  • 05/11/2020
  • |
  • MotoSport
F1, zyrtare: Çmimi i Madh i Arabisë Saudite, në vitin 2021

Në kalendarin e sezonit të ardhshëm do të ketë një ndalesë edhe në Jeddah: është programuar për në nëntor

Tani është zyrtare: kalendari i Formula 1, 2021, do të ketë garën e re në Arabinë Saudite. Qyteti i Jeddah do të presë Çmimin e Madh të Arabisë Saudite në nëntor 2021. Ngjarja do të shohë pilotët dhe konstruktorët më të mirë në botë të garojnë në rrugët e qytetit në një garë spektakolare të natës.  

 “Ne jemi të entuziazmuar që mirëpresim Arabinë Saudite në Formula 1 për sezonin 2021 dhe mirëpresim njoftimin e tyre pas spekulimeve të ditëve të fundit”, tha Chase Carey, Presidenti dhe CEO i Formula 1.  

“Arabia Sauditi është një vend që po bëhet shpejt një qendër për sporte dhe argëtime, me shumë ngjarje të mëdha që kanë ndodhurn vitet e fundit dhe ne jemi shumë të kënaqur që Formula 1 do të garojë atje nga sezoni i ardhshëm. Rajoni është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne dhe me 70% e popullsisë Saudite nën 30 vjeç, ne jemi të ngazëllyer për potencialin e të qenit në gjendje të arrijmë tifozë të rinj dhe t'i sjellim tifozët tanë ekzistues nëpër botë në gara emocionuese nga një vend i pabesueshëm dhe historik. Ne do të botojmë kalendarin e plotë të përkohshëm për 2021 në javët e ardhshme dhe më pas do të paraqitet për miratim”.