RTSH Sport Live

F1, Vettel dhe lamtumira nga Ferrari: Do më marrë malli për njerëzit

  • 07/11/2020
  • |
  • Moto GP
F1, Vettel dhe lamtumira nga Ferrari: Do më marrë malli për njerëzit

Në fund të sezonit do i thotë lamtumirë skuderisë në Maranello, në 2021 do të garojë me Aston Martin

“Do të më marrë malli për njerëzit, shpirtin e tyre, për Ferrarin, legjendën që më magjepsi që kur isha fëmijë, inspiruar nga Michael Schumacher”. Dhe pak gara nga fundi i këtij sezoni dhe aventura e tij me Ferrai do të përfundojë. Sebastian Vettel që tani tregohet nostalgjik dhe pranon se po largohet nga Maranello i emocionuar. “Kur jeni në një ekip, ju mund të shihni se çfarë po ndodh në prapaskenë dhe njiheni me njerëzit, mendoj se do të më mungojnë shumë, por lajmi i mirë është që do të shoh disa prej tyre vitin e ardhshëm, megjithëse në një maskë tjetër”.

Në 2021, me Aston Martin – Piloti gjerman nuk e ka fshehur se do të bëjë përpjekjet maksimale për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin e tij të parë me Aston Martin Racing, por do të bashkohet me projektin e skuadrës së re në janar. “Mendoj se është një sfidë e madhe. Duhe të njoh të gjithë skuadrën dhe ritmin me të cilin ekipi po punon, për të dhënë kontributin tim në përmirësimin e gjërave”.