RTSH Sport Live

F1 Mercedes, Wolff: Gjithçka është e qartë, mungon vetëm firma

  • 04/11/2020
  • |
  • MotoSport
F1 Mercedes, Wolff: Gjithçka është e qartë, mungon vetëm firma

“Situata me Mercedes është e qartë: ne vetëm duhet të vendosim të zezën mbi të bardhë”. Toto Ëolff, drejtori i ekipit  kampion të botës, pranon se janë hedhur bazat për rinovimin me ekipin gjerman.

Ende një rrugë e gjatë -  E ardhmja e menaxherit austriak ka qenë objekt i shumë spekulimeve në ditët e fundit, duke pasur parasysh kontratën që skadon në fund të sezonit. Wolff gjithashtu po vlerëson një rol të ri brenda Mercedes, por, tani për tani, ai mbetet i përqendruar në aspektin sportiv: “Unë jam përqendruar në sjelljen në shtëpi të këtyre titujve”,  fjalët e drejtorit të ekipit të raportuara nga faqja e specializuar Crash.net.  “Pasi të jetë vendosur titulli për pilotët, do të ketë shumë kohë për të folur para fillimit të sezonit të ri”.

Nuk është vetëm çështja e Ëolf. Edhe Leëis Hamilton nuk ka dhënë garanci për sezonin e ardhshëm, por drejtuesi i Mercedes shfaqet i qetë. “Më duket se është pak si në vitet '70 me Niki Lauda, i cili u zgjua një ditë duke thënë se nuk po argëtohej më. Mund të ndodhë, por unë mendoj se i gjithë ekipi, Lewis dhe unë, duam të vazhdojmë këtë udhëtim sepse nuk ka mbaruar akoma”, përfundoi Wolff.