RTSH Sport Live

Everton, Ancelotti: Nuk është një periudhë e mirë, por…

  • 07/11/2020
  • |
  • Futboll Bota
Everton, Ancelotti: Nuk është një periudhë e mirë, por…

Carlo Ancelotti, trajner i Everton, ka folur për Sky Sports UK pas humbjes në shtëpi kundër Manchester United: “Unë mendoj se pjesa e dytë ishte e mirë dhe në vend të kësaj problemet erdhën pas avantazhit tonë: ne nuk u mbrojtëm mirë, pranuam shumë lehtë dy golat nga ana e tyre. Duhej të luanim në pjesën e parë si në pjesën e dytë, duhet të mbronim më mirë: prapa ishim të ngadaltë, dhamë shumë mundësi. Duhet të përmirësohemi, e thashë atë para garës dhe e përsëris edhe tani. Fatkeqësisht nuk është një periudhë e mirë, me tre humbje dhe shumë probleme por unë kam besim se pas pushimit për ekipet kombëtare do të kthehemi në një gjendje tjetër”.