RTSH Sport Live

Euroliga flet turqisht: është Efes, dorëzohet Barcelona

  • 30/05/2021
  • |
  • Basketboll
Euroliga flet turqisht: është Efes, dorëzohet Barcelona
Efes është fituese e Euroligës pasi mundi në finale Barcelonën me rezultatin 86-81, sfida u transmetua në RTSH Sport

Euroliga, ka një herë të parë historike. Efes është kampione e Europës, skuadra e dytë turke që arrin një rezultat të tilë pas Fenerbahces. Fitorja që mban firmën e  Ergin Ataman, një trajner me përvojë dhe dyshes së shkëlqyer Larkin-Micic, por pa lënë mënjanë kontributin e gjithë skuadrës, për të arritur në një mbrëmje të tillë, kaq magjike.

Barcelona bëri gjithçka për të triumfuar në finale, e e tradhtuar nga Mirotic, Calathes dhe Gasol, por jo nga talenti i madh i Higgins. E cila nuk është e mjaftueshme. Agjërimi i katalanasve vazhdon. Kupa mungon që nga viti 2010.

Katalanasit u shfaqën më kërkues në periodën e parë, duke fituar bindshëm, 22-15. Por skuadra turke u rikthye menjëherë në lojë duke fituar në periodën e dytë dhe të tretë, përkatësisht 24-14 dhe 22-26. Perioda e fundit u fitua nga spanjollët, 23-21, por kjo nuk e pengoi skuadrën turke të festojë me një rezultat të përgjithshëm 86-81.