RTSH Sport Live

Euroleague, shtyhet Milan-Alba Berlin: gjermanët në karantinë

  • 23/10/2020
  • |
  • Basketboll
Euroleague, shtyhet Milan-Alba Berlin: gjermanët në karantinë

Armani Milano-Alba Berlin, e planifikuar fillimisht për ditën e premte, 30 tetor, është pezulluar dhe shtyrë për një datë që do të përcaktohet më vonë. Autoritetet gjermane të regjimit të karantinës e kanë parë të arsyeshme që të karantinojnë skuadrën për shkak të situatës së rënduar. Siç mësohet, skuadra gjermane e ka patur të pamundur të regjistrojë të paktën tetë lojtarë të aftë për të luajtur.

Çfarë do të ndodhë në vazhdim? Pas ndryshimeve të bëra në rregullore, për shkak të Covid-19, aprovuar nga Bordi Ekzekutiv i ECA, ndeshjet e pezulluara mund të riplanifikohen deri në tre herë. Euroleague Basketball, së bashkume skuadrat, do të marrë përsipër të planifikojë opsionet më të mira për të zhvilluar ndeshjet.