Janë mbyllur dy ndeshjet e Kategorisë së Parë të vlefshme për javën e dytë të këtij edicioni. Në Grupin B, Egnatia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në përballjen me Lushnjen. Një ndeshje me ritëm, ku vendasit e drejtuar nga trajneri Magani kanë kaluar të parët në avantazh me anë të Shytit në minutën e 15-të. Por skuadra lushnjare ka arritur të gjejë golin e barazimit në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 75-të me autor Alushin.
Në Grupin A, Burreli ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Vorës. Gjithçka është vendosur në minutën e 6-të të takimit, ku Rraboshta ka shënuar golin e vetëm të kësaj sfide.
REZULTATET
Grupi A
Dje
Partizani B-Besëlidhja 2-6
Delia 49′, Bërdufi 70′ / Hajdari 18′ 31′, Bushi 21′, Gega 29′, Dibra 51′, Xhorxheviç 85′
Oriku-Erzeni 1-0
Caushaj 20′
Veleçiku-Korabi 0-1
Lala 48′
Sot
Vora-Burreli 0-1
Rraboshta 6′
Grupi B
Dje
Tomori-Elbasani 4-0
Pepa 43′, Hida 47′ Mezini 49′, 90+2
Besa-Pogradeci 2-1
Da Silva 56′, 72′ / Hysenllari 71′ (p)
Sot
Egnatia-Lushnja 1-1
Shyti 15’/ Alushi 75′