RTSH Sport Live

E pabesueshme në Valencia, tri penallti kundër Realit, kurrë më parë në La Liga

  • 09/11/2020
  • |
  • Futboll Bota
E pabesueshme në Valencia, tri penallti kundër Realit, kurrë më parë në La Liga

Një humbje e pabesueshme për Real Madrid, që është thyer në fushën e Valencias me rezultatin 4-1. Në Mestalla, kryefjala e ndeshjes ishin tri penalltitë e dhëna për vendasit nga arbitri Manzano, të kthyera në gol nga një lojtar i vetëm, Soler dhe një autogol i Varane, pa harruar që madrilenët kaluan të parët në avantazh me anë të Benzema. Kjo është hera e parë në të gjithë historinë e La Ligës, që akordohen tri penallti kundër Blancos në një ndeshje të vetme. Fitore historike, gjithsesi për skuadrën e Valencias.