RTSH Sport Live

Disiplina, pezullohen dy lojtarë dhe një drejtues

  • 29/05/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Disiplina, pezullohen dy lojtarë dhe një drejtues
Komisioni i Disiplinës ka dhënë vendimet për parregullsitë e evidentuara në javën e kaluar

Komisioni i Disiplinës, i mbledhur gjatë ditës së sotme, ka dhënë masat ndëshkimore për parregullsitë e evidentuara në javën e kaluar. Janë pezulluar dy lojtarë, me nga dy ndeshje. Bëhet fjalë për Uiliard Seferaj dhe Alatin Ametlli të Devollit. E ka pësuar zyrtari i Devollit, Miço Meka me 8 javë pezullim, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Vedimet e Disiplinës:

Zyrtari i KF Devolli, Miço Meka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Labëria Fc, Uiliard Seferaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Devolli, Alatin Ametlli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të Sh.F.Pepa U13, Luis Miftari, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.

Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Sopoti, Besnik Kola, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.