RTSH Sport Live

Disiplina nuk fal, përjashton Apoloninë

  • 04/06/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Disiplina nuk fal, përjashton Apoloninë
Apolonia e femrave është përjashtuar nga gara për sezonin e ardhshëm, për shkak të braktisjes së finales së Kupës

Komisioni i Disiplinës ka dhënë vendimet e radhës gjatë ditës së sotme për gjithcka që ka ndodhur për javën që lamë pas. Sigurisht, krahas shumë vendimeve, bie në sy ndëshkimi i Apolonisë së femrave, për shkak të mosparaqitjes në finale e Kupës kundër Vllaznisë, teksa kjo e fundit e fitoi atë në tavolinë.

Përve humbjes 3-0 të ndeshjes në tavolinë, vajzat fierake duhet të bëjnë llogaritë dhe me një përjashtim nga gara për sezonin e ardhshëm si dhe një gjobë prej 200 mijë lekësh.

Vendimet e Disiplinës:

  1. Lojtari i KF Sopoti, Vilson Mziu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Lojtari i FK Tërbuni, Izmirald Osmani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. KS Korabi U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër Akademia AAS U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  4. KF Turbina U-19, për shkak të dështimit në zhvillimin e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi C, kundër FK Tomori U-19, në bazë të neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.
  5. Lojtari i Tirana B U-19, Edjon Gjashta, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i Vora U-19, Elio Sulaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. KS Kastrioti U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 – Grupi A, kundër Studenti U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  8. Zyrtari i A.F.Bajrami U-17, Kastriot Peqini, për protestë ndaj vendimit të arbitrit, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i Durrësi 04 U-17, Kaimak Druga, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Apolonia – Femra, për braktisjen e ndeshjes finale të vlefshme për Kupën e Shqipërisë Femra, kundër Vllaznia – Femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Në bazë të nenit 32.2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, përjashtohet nga gara në sezonin pasardhës dhe dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/d të KDS, gjoba të aplikohet në masën 5%.