RTSH Sport Live

Brazili rrezikon Kupën e Amerikës

  • 04/06/2021
  • |
  • Futboll Bota
Brazili rrezikon Kupën e Amerikës
Lojtarët që aktivizohen në klubet europiane, nuk pranojnë të luajnë në Brazil

Lojtarët e kombëtares braziliane, që luajnë në Europë refuzojnë të luajnë Copa América, pasi ajo u vendos të luhet në vendin e tyre. Vendimi i CONMEBOL, pasi ra dakord me qeverinë braziliane, për të lëvizur Copa América atje, ka sjellë reagimin e futbollistëve që luajnë në klubet Evropiane.

Gjatë grumbullimit me Brazilin, për dy ndeshjet tepër të rëndësishme kualifikuese për në Katar 2022, lojtarët kanë deklaruar se nuk pranojnë që ndeshjet e Copa Amerika të luhen në Brazil, për shkak të frikës nga koronavirusi. Situata në vendin e tyre është shumë serioze dhe futbollistët nuk e kuptojnë interesin për të organizuar një turne që ka hasur në një mijë pengesa ditët e fundit.

Lajmi i keq për kombëtaren e Brazilit erdhi në momentet para konferencës së shtypit, për ndeshjen me Ekuadorin, ku u paraqit vetëm trajneri Tite, ndërsa lojtari i Real Madrid Casemiro nuk shkoi. Lojtarët që luajnë në klubet evropiane kanë kërkuar një takim urgjent me drejtuesit e Conmebol, për të përcjellë idenë e tyre për të mos marrë pjesë në Kupën e Amerikës.

I pyetur për këtë, Tite tha: "Lojtarët kanë një mendim, në kundërshtim me presidentin, për të mos luajtur turneun Copa Amerika në Brazil. Kjo është arsyeja pse kapiteni ynë, Casemiro, nuk erdhi në konferencën për shtyp". Por pavarësisht nga përpjekjet e Bolsonaros, Brazili ka pasur probleme të panumërta për të gjetur katër qytete që do të bien dakord për të pritur Copa América.

Shumica e guvernatorëve refuzuan të organizonin turneun nga numri i madh i të infektuarve me Covid-19. Sidoqoftë, lojtarët nuk janë të kënaqur dhe kërcënojnë të mos luajnë në Copa Amerika.