RTSH Sport Live

Betis, zemërimi i Pellegrinit: Kush e drejton ndeshjen, gjyqtari apo VAR?

  • 07/11/2020
  • |
  • Futboll Bota
Betis, zemërimi i Pellegrinit: Kush e drejton ndeshjen, gjyqtari apo VAR?

Duke folur pas ndeshjes me Barcelonën, trajneri i Betis, Manuel Pellegrini ka komentuar humbjen e thellë, 5-1, duke u ndalur dhe te përdorimi i VAR. "Nuk e di nëse është arbitri apo VAR që drejton ndeshjen. Ne po flasim për një teknologji që përmirëson dhe zgjidh shumë padrejtësi, por nuk mund të kesh dy arbitra sepse përndryshe ndalesh 25 herë për të shkuar te VAR. Kur arbitri është i pozicionuar mirë dhe nuk vendos, ju bëni atë që thotë arbitri. Sidoqoftë, ne jemi në rrugën e duhur, ne e kemi treguar atë edhe me Atletico e Real, ne luajtëm ndeshjen tonë. Me një lojtar më pak dhe pas 11-metërshit, nuk mund të përmbysnim Barcelonën, ​​por ne kemi vazhduar të avancojmë, madje dhe duke shënuar. Jam i bindur që jemi në rrugën e duhur”.