RTSH Sport Live

Bayern kalon Dortmundin dhe fluturon në vend të parë

  • 07/11/2020
  • |
  • Futboll Bota
Bayern kalon Dortmundin dhe fluturon në vend të parë

Bavarezët kanë triumfuar 3-2 në shtëpinë Dortmund, me golat e Alaba, Lewandowski dhe Sané dhe ngjiten në krye të renditjes, dy pikë larg Leipzig

Bayern ka triumfuar në fushën e Dortmund, duke fituar klasiken dhe vendin e parë në klasifikim. Në Signal Iduna Park u shfaq një ndeshje argëtuese, që dhuroi një rezultat 2-3. Në pjesën e parë, pas një goli të shënuar nga Lewandowski, por që është anulluar nga VAR, ndodh gjithçka në minutën e 45-të. Një kombinim Guerrero-Reus, sjell avantazhin e vendasve, por që mer menjëherë përgjigjen e Alaba, I cili vendos barazpeshën, 1-1.

Në pjesën e dytë është pikërisht sulmuesi polak që i jep avantazhin skuadrës bavareze në minutën e 48-të e më pas asiston për Sane që shënon golin e tretë në minutën e 80-të. Haland në minutën e 83-të ka ringjallur shpresat e vendasve me golin e shënuar, por asgjë më shumë, Bayern arrin të marrë tri pikët, duke u vendosur në vendin e parë në kuotën e 18 pikëve, ndjekur nga Leipzig me 16 pikë, ndërsa Dortmund është në vendin e tretë me 15 pikë.